Dy largime shokuese nga Bayern Munich

Bayern Munich duket se do të bëjë një revolucion të madh në skuadër.

Sport

12/12/2018 16:18

Bayern Munich do t’i largojë disa lojtarë në afatin e verës, pasi ata janë duke shkuar në perëndim të karrierës së tyre.

Skuadra gjermane është njoftuar javë më parë nga Arjen Robben se ky është sezoni i tij i fundit në ‘Allianz Arena’, përcjell “lajmi.net”.

Por, holandezi nuk është lojtari i vetëm që do të largohet me të përfunduar ky sezon.

Rrugën e tij do ta ndjekë edhe Franck Ribery, që ka bërë po të njëjtën kërkesë.

35-vjeçari e di se koha e tij në Bundesligë ka përfunduar, andaj dëshiron të largohet në drejtim të Amerikës apo Kinës. /Lajmi.net/