Dy lajme të mira nga presidenti Thaçi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i ka cilësuar lajme të mira për Kosovën në prag të fundvitit, nënshkrimin e marrëveshjes mbi Grantin e Objektivave Zhvillimore ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, dhe nënshkrimin e marrëveshjes për ndërtimin e termocentralit ‘Kosova e Re’.

Lajme

19/12/2017 13:38

Sot presidenti Thaçi së bashku me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, dhe shefin e USAID-it, James Hope, nënshkruam sot amandamentimin e Marrëveshjes mbi Grantin e Objektivave Zhvillimore ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, në vlerë prej 30 milionë dollarëve

“Këto para do të investohen në mbështetje të fushës së sundimit të ligjit, të qeverisjes së mirë, nxitjen e investimeve në sektorin privat dhe ngritjen e kapaciteteve njerëzore”, ka shkruar Thaçi në facebook.

Lajm tjetër i mirë për Thaçin është edhe nënshkrimi i marrëveshjes për Kosovën e Re’.

“ Nesër do të nënshkruhet edhe marrëveshja tjetër në sektorin energjetik për Kosovën e Re- një investim prej 1 miliardë e 300 milionë eurosh”, ka shkruar presidenti./Lajmi.net/