Dy kundërshtarët e tmerrshëm për Barcelonën në short

“Mundo Deportivo” shkruan se kundërshtari më i fortë në short për Barcelonën është Bayern Munich.

Sport

11/12/2017 09:01

Barcelona siguroi kualifikimin nga faza e grupeve në Ligën e Kampionëve duke fituar Grupin D.

Por, ekipi katalan prapë ka disa opsione për një kundërshtar të fuqishëm në short, përcjellë “Lajmi.net”.

“Mundo Deportivo” shkruan se kundërshtari më i fortë në short për Barcelonën është Bayern Munich.

Skuadra bavareze përfundoi e dyta në grupin e saj andaj mund të ballafaqohet me Barcelonën.

Chelsea është një tjetër kundërshtar i mundshëm për ekipin katalan.

Por, Barcelona sigurt nuk do të luajë me Man Utd, Paris Saint-Germain, Roma, Man City, Tottenham ose Besiktasin. /Lajmi.net/