Dy kundërshtarët e mundshëm të Real Madridit në shortin e Ligës së Kampionëve

Real Madrid ka dy kundërshtarë të mundshëm për shortin e Ligës së Kampionëve.

Sport

22/11/2017 07:17

Real Madrid tashmë ka dy emra të kundërshtarëve të mundshëm në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve.

Skuadra e trajnerit Zinedine Zidane do të përfundojë e dyta në Grupin H pas Tottenham Hotspur.

Andaj, kjo nënkupton se tani për tani dy kundërshtarët e mundshëm në fazën tjetër janë Manchester City e Besiktas, në pritje të tjerëve, shkruan “Sport.es”, përcjell “lajmi.net”.

Real Madrid për edicionin e dytë të njëpasnjëshëm dështoi të zë pozitën e parë në grup. /Lajmi.net/