Dy kosovaret e suksesshme në botë bëhen bashkë në Gjermani /FOTO

Vajzat janë ato që më së miri po përfaqësojnë Kosovën në mbarë botën.

ShowBiz

25/05/2018 23:22

E së fundi vajzat kosovare kanë ‘pushtuar’ futbollin në botë dhe atë në forma të ndryshme, shkruan lajmi.net.

Sot është publikuar kënga e Kampionatit Botëror “Rusia 2018”, e cila këndohet nga Era Istrefi, Will Smith dhe Nicky Jam, ndërsa nesër Dua Lipa performon në finalen e “Champions League”.

Por, nuk është vetëm aq, këngëtarja Rita Ora është artistja tjetër e cila së fundi është bashkuar me UEFA-n, për të përkrahur futbollin e femrave.

Rita sot është takuar me fubollisten e suksesshme nga Kosova, Kosovare Asllani, që të dyja shfrytëzuan rastin t’i ndajnë edhe disa imazhe së bashku, derisa futbollistja i dhuroi një fanellë të saj, Ritës.

“Shkova në Munih për ta takuar Rita Orën nëpërmjet @weplaystrong . Me krenari prezantojmë Kosovën
?? përmes profesioneve tona?? #shqiptare“, shkruan Asllani.

Kujtojmë që, Kosovare Asllani është futbolliste me famë botërore, kapitene e Kombëtares së Suedisë dhe njëherësh fituese e Ligës së Kampionëve për femra dhe fituese e shumë kompetencioneve ndërkombëtare. /Lajmi.net/