Dy kosovarë e bëjnë për spital një serb në Obiliq

Me datën 05.04.2018, rreth orës 18:20, në hyrje të fshatit Plemetin të Komunës së Obiliqit, ka ndodhur një mosmarrëveshje e cila ka rezultuar me rrahje mes tre personave, dy të nacionalitetit shqiptar dhe një i nacionalitetit serb.

Lajme

06/04/2018 10:10

Përleshjen e djeshme në mes tre personave, e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës për Express.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptare, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshjeje kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/Serb. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në përgjigjen e PK-së.

Mirëpo, Express mëson se viktima (serbi), gjatë përleshjes ka marrë lëndime në fytyrë dhe më pas është dërguar në qendrën emergjente në Prishtinë.