Dy kompani kosovare depërtojnë në tregun gjerman

Për herë të parë, është krijuar mundësia ligjore, që kompani kosovare, të hapin selitë e tyre në Gjermani (Nyrnberg) dhe të regjistrohen e operojnë në tregun gjerman. Kompanitë që do të hapin përfaqësitë e tyre në Gjermani, konkretisht në qytetin e Nyrnbergut. Për këtë qëllim është organizuar një konference për media, ku do të marrë…

Lajme

25/02/2014 10:06

Për herë të parë, është krijuar mundësia ligjore, që kompani kosovare, të hapin selitë e tyre në Gjermani (Nyrnberg) dhe të regjistrohen e operojnë në tregun gjerman. Kompanitë që do të hapin përfaqësitë e tyre në Gjermani, konkretisht në qytetin e Nyrnbergut.

Për këtë qëllim është organizuar një konference për media, ku do të marrë pjesë edhe Matthias Kiesler, Zëvendës Ambasador i Gjermanisë në Kosovë dhe përfaqësues të Odës Gjermano-Kosovare.

Njëra nga kompanitë shtë Entermedia. Përfaqësuesi i saj Granit Limani e sheh këtë si një mundësi shumë të mirë për kompaninë e tij.

“Do të hapim Entermedia GMBH në Gjermani, përmes Odës Gjermano-Kosovare. Do të kemi këshillim ligjore dhe mbështetje për qiratë e zyrave fillimisht dhe më pas do të operojmë vet në treg. Presim të depërtojmë në tregun gjerman”

“Shumica e punëve që do t’i sigurojmë në Gjermani, kryhen në Kosovës dhe 20 përqind në Gjermani. Varet sa ka punë, kemi njerëz shumë të telentuar. Mund të shkojmë në mbi 100 punëtorë. Të presim”, tha Granit Limani, njëri prej pronarërve të Entermedia për Rtklive.

Entermedia është njëri prej produksioneve kryesore në Kosovë që merret kryesisht me realizimin e spoteve muzikore, dokumentarëve, marketingut etj dhe aktualisht punëson mbi 20 punëtorë

Kompania tjetër që synon tregun gjerman, është Kompania Elen.