Dy klubet e mëdha kosovare luajnë sot finalen e Kupës së Kosovës

Sot zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës mes Vëllaznimit dhe Prishtinës, që nuk do të ketë shijen e pritur.

Sport

27/05/2018 09:51

Kjo pasi që gjakovarët kanë rënë nga elita, derisa Prishtina dështoi të shpallet kampione.

Gjithsesi, prishtinasit janë favoritë edhe për shkak të cilësisë, por edhe për shkak të gjendjes totalisht të thyer emocionale të kuqezinjve.

Sfida fillon në ora 16:00 dhe zhvillohet në “Adem Jashari”.

“Olle” do t’ju mbajë të informuar gjatë ditës me risitë rreth finales. /Lajmi.net/