Dy kapitenët e Shqipërisë bashkohen në Lazio

Përveç Lorik Canes, në Lazio tani e tutje do të jetë edhe kapitenia e Kombëtares shqiptare në futboll, Aurora Serenaj, e cila ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me klubin italian.

Sport

09/08/2014 16:57

Pas Lorik Canës, edhe kapitenia e Kombëtares shqiptare, Aurora Serenaj, është futbolliste e re e Lazios. Klubi nga kryeqyteti italian ka siguruar shërbimet e futbollistes Serenaj, në kontratë njëvjeçare.

Serenaj ka nënshkruar me Lazion për një stinor por me mundësi të vazhdimit të marrëveshjes afatgjate.

Ajo në Olimpico do të gjejë Canën, kapitenin e Shqipërisë tek skuadra e meshkujve, portierin e Kuqezinjve, Etrit Berisha, dhe ish yllin e ekipit Kombëtar, Igli Tare, i cili tani ushtron rolin e drejtorit sportiv.