Dy kandidatë të LDK-së shkelin në këmbë veriun e Mitrovicës

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Arben Gashi së bashku me kandidatin tjetër, Faton Pecin kanë ecur sot përgjatë urës mbi lumin Ibër, për të shkuar deri te Lagjja e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës.

Lajme

29/05/2017 14:44

“Pas takimit me rininë në Mitrovicë, ecje në Mitrovicën veriore mespërmes sheshit në veri deri në lagjen e Boshnjakëve, bashkë me Faton Peci”, ka shkruar Gashi në llogarinë e tij në “Facebook”. /Lajmi.net/