Dy japonezë te Liria

Liria e Prizrenit i ka pasuruar radhët e veta me dy futbollistë japonezë. Kel Ermin Dellovac e Hikaru Bekim Dellovac janë bërë pjesë e klubit prizrenas, duke u vendosur në ekipin e të rinjve. Bardh e zinjtë besojnë tek ta.

Sport

22/04/2014 10:29

Kel Ermin Dellovac e Hikaru Bekim Dellovac janë dy talentët nga Japonia që janë bërë pjesë e Lirisë së Prizrenit. Ata i janë bashkuar prej dy ditësh grupmoshave të reja të Lirisë, shkruan Arena.

Klubi prizrenas beson se me kualitetin e lojtarëve, ata shpejtë do të inkuadrohen në ekipin e parë.

Ata në të kaluarën kanë luajtur në Gamba Osaka dhe me ta po punojnë trajnerët Bedredin Gjinali e Sinan Osmani.

Ramë Dellovac, babai i tyre, qëndron vazhdimisht me ta në stërvitje, pasi ata nuk dinë të flasin shqip.

Njëri është 18 e tjetri 14 vjeç. Babai i tyre ka prejardhje nga Kosova, por prej 21 vjetësh jeton në Japoni.