Dy gra të bllokuar nga zjarri hidhen nga kati i gjashtë, duke u përpjekur të shpëtojnë nga zjarri

Banorët brenda një hoteli turk në Izmir u detyruan të largoheshin nga një zjarr që filloi brenda.

Fun

07/03/2018 17:11

Ky është një moment i tmerrshëm kur dy gra u gjendën të bllokuar nga flakët që kishin kapluar një hotel në Izmir të Turqisë.

Zjarri filloi në hotelin Alican në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës dhe u përhap shpejt në të gjitha gjashtë katet e ndërtesës, transmeton lajmi.net.

Mediat turke raportojnë se gratë, që besohet të jenë shtetas të huaj, kishin frikë nga flaka e shpejtë dhe pasi mbetën të bllokuar nga flakët, vendosën të hidhen.

Ato ranë në parkun e hotelit në pjesën e përparme të ndërtesës. Pas rënies, të dy gratë u dërguan në Spitalin e Trajnimit dhe Kërkimeve në Tepecik aty pranë.

Dy persona të tjerë u thanë se kishin pësuar lëndime si rezultat i inhalacionit të tymit, ndërsa shumica e vizitorëve të tjerë arritën të iknin pa u dëmtuar. /Lajmi.net/