“Dy golat nuk u shënuan për Zvicrën, por për Kosovën”

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri me golat e shënuara një natë më parë i kanë siguruar një fitore të madhe Zvicrës në Kupën e Botës ndaj Serbisë.

Sport

23/06/2018 20:19

Futbollistët me prejardhje nga Kosova shënuan në pjesën e dytë të ndeshjes për të përmbysur rezultatin nga 0-1 në 2:1.

E veçanta e këtyre golave ishte festa e tyre, duke në Kaliningrad të Rusisë festuan me shqiponjë.

Fitorja e Zvicrës dhe festa e tyre është mirëpritur edhe në shtetin helvetikë ku jetojnë numër i madh i shqiptarëve.

Por, njëjtë nuk ka menduar anëtarja e Këshillit Kombëtar të Cyrihut nga partia SVP (Partia Popullore Zvicerane), Natalie Rickli, e cila kritikoi Xhakën dhe Shaqirin për festimet e tyre pas shënimit të golave.

“Nuk mund të jem edhe aq e kënaqur. Dy golat nuk u shënuan për Zvicrën, por për Kosovën. Nëse një ditë fiton Përfaqësuesja e Kosovës, do të jem e lumtur për ta, por në Botëror ne luajmë dhe festojmë për Zvicrën”, tha ajo.

Përndryshe një nga titujt më interesant për këtë ndeshje ka ardhur nga gazeta e madhe zvicerane ‘Blick.ch’ që shkruante: “Falë shqiponjave Xhaka dhe Shaqiri ëndërrojmë fluturime të largëta”./Lajmi.net/