Dy golat e Xherdan Shaqirit e shkarkuan Mourinhon

Manchester United pak minuta më parë njoftoi se e ka shkarkuar Jose Mourinhos.

Sport

18/12/2018 11:32

Manchester United vendosi ta shkarkoj Jose Mourinhon, pasi skuadra po kalon nëpër një formë të dobët.

‘Djajtë e Kuq’ u demoluan nga Liverpool në fundjavën që shkoi, duke humbur 3 me 1 në ‘Anfield’, përcjell “lajmi.net”.

Xherdan Shaqiri arriti ta vulos fitoren e të kuqëve me dy golat e tij, ndërsa humbja kishte përkeqësuar situatën brenda skuadrës.

Sipas mediave angleze, humbja nga Liverpooli i acaroi drejtuesit e Manchester United, duke marr vendim për shkarkimin e Mourinhos.

Në krye të skuadrës pritet të vije asisteni i portugezit, Michale Carrick, që do të qëndroj në detyrë deri në fund të sezonit. /Lajmi.net/