Dy gola tjerë nga Shkëlzen Gashi (Video)

Shkëlzen Gashi është duke vazhduar me formën e tij fenomenale për skuadrën e Baselit, pasi ka arritur të shënojë dy gola në takimin kundër St.Gallenit.

Sport

08/04/2015 21:54

Gashi e hapi listën e realizatorëve të këtij takimi, falë golit të shënuar në minutën e 14’.

Në minutën e 45’ Mutsch shënon një autogol, para se Gashi në minutën e 60’ të shënojë golin e tij të dytë personal në këtë takim dhe të tretin për Baselin.

Në këtë video mund ta shikoni golin e parë të shënuar nga lojtari i Kombëtares sonë. Më vonë do të ju sjellim edhe videon e golit të dytë.