Dy gjyqtarë të Supremes, kandidatë për anëtarë të KGJK-së

 Gjyqtarët e Gjykatës Supreme janë takuar sot, ku janë bërë publike dy kandidatura për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK).

Lajme

25/02/2016 15:42

Kandidat për anëtarë të KGJK-së janë gjyqtarët e degës civile, Shukri Sylejmani dhe Muhamet Rexha.

Të premten, më 26 shkurt, këto kandidatura do të dërgohen në KGJK, ndërkohë që pas shtatë ditësh, sipas rregullores së KGJK-së, gjyqtarët e Gjykatës Supreme, do të votojnë për njërin nga kolegët e tyre.

Në takim u propozua që gjyqtari  që do të zgjidhet anëtar i Këshillit Gjyqësor, njëherë brenda muaji, gjatë seancave të gjykatës, të njoftoj gjyqtarët e Gjykatës Supreme me vendimet e marra në mbledhjet e Këshillit./lajmi.net