Dy gjërat që femrat nuk duhet t’i bëjnë pas seksit!

Përderisa mund të ndjeheni më të relaksuarit pas seksit, ka disa gjëra të cilat nuk duhet t’i bëni pas momenteve të zjarrta me pasion dhe kënaqësi.

Lifestyle

02/11/2016 15:05

Seksi mund të bëjë që indet vagjinal të ënjten dhe bëhen më të prira të infektohen – prandaj zonja, është koha të keni kujdes se çfarë bëni pas seksit, transmeton Telegrafi.

Nëse dëshironi të qëndroni në shëndetin më të mirë, atëherë duhet t’i shmangni këto:

Pastrimin me sapun

1

Pavarësisht se mund ta ndjeni nevojën të ‘freskoheni’ pas seksit – sigurohuni që nuk përdorni sapun.

Përdorimi i këtij produkti mund të shkaktojë irritim dhe mund të përjetoni reaksione alergjike.

 Gjinekologia Leslie E.F. Page ka treguar për Women’s Health se kur indet vagjinale janë lubrikuar, ënjtur dhe fërkuar gjatë marrëdhënies, këto e ndryshojnë faktin se si ato inde reagojnë ndaj ambientit. Pra, jeni më shumë në rrezik ndaj infeksioneve.

Nëse veç e ndjeni nevojën për t’u pastruar, atëherë përdorni vetëm ujë.

Nuk urinoni

2

Të urinoni pas seksit nuk është vetëm përrallë e plakave – por është tejet e rëndësishme.

Shkuarja në tualet pas seksit ndihmon t’i hiqni të gjitha bakteret të cilat mund të jenë futur në vaginë gjatë seksit.

Bakteret janë të këqija sepse shpin në infeksionet në fshikëz urinare, e këtë nuk e preferon askush.