Dy gjëra që femrat duhet të shmangin pas seksit

Pavarësisht se mund të ndjeheni më të relaksuar pas seksit, ka disa gjëra të cilat nuk duhet t’i bëni pas momenteve të zjarrta me pasion dhe kënaqësi.

Lifestyle

03/11/2016 14:20

Seksi mund të bëjë që indet vaginale të enjten dhe të bëhen më të prira të infektohen – prandaj zonja, është koha të keni kujdes se çfarë bëni pas seksit.

Nëse dëshironi të keni sëndeti të mirë, atëherë duhet t’i shmangni këto:

Pastrimin me sapun

Pavarësisht se mund ta ndjeni nevojën të ‘freskoheni’ pas seksit – mos përdorni sapun. Përdorimi i këtij produkti mund të shkaktojë irritim dhe mund të përjetoni reaksione alergjike.

Gjinekologia Leslie E.F. Page ka treguar për Women’s Health se kur indet vaginale janë lubrikuar, ënjtur dhe fërkuar gjatë marrëdhënies, këto e ndryshojnë faktin se si ato inde reagojnë ndaj ambientit. Pra, jeni më shumë në rrezik ndaj infeksioneve. Nëse e ndjeni nevojën për t’u pastruar, atëherë përdorni vetëm ujë.

Nuk urinoni

Të urinoni pas seksit nuk është vetëm përrallë e plakave – por është tejet e rëndësishme. Shkuarja në tualet pas seksit ndihmon t’i hiqni të gjitha bakteret të cilat mund të jenë futur në vaginë gjatë seksit.

Bakteret janë të këqija sepse shpien në infeksionet në fshikëzën urinare.