Dy gjëra që duhet t’i largoni menjëherë nga rrjetet sociale – Lajmi.net
Dy gjëra që duhet t’i largoni menjëherë nga rrjetet sociale
Autori: Lajmi.net Auto & TekFunRrjetet SocialeTeknologji 13:17, 11 June 2018
Jeta jonë sot është thuajse e paimagjinueshme pa rrjete sociale. Ato na ndihmojnë që të jemi në kontakt me familjarë dhe miq, të gjejmë punë të re, apo edhe partnerin e jetës.

 

Megjithatë, publikimi i disa informatave që në pamje të parë duken të padëmshme, mund të ju shkaktojë dëme.

Më mirë mendoni dy herë para se t’i publikoni këto dy gjëra në rrjete sociale.

Datën e plotë të lindjes

Shumë njerëz e kanë shprehi që numrat e datës së lindjes t’i përdorin si fjalëkalime për kartelat e bankës apo platforma të tjera pagese. Kështu vetëm se u ndihmoni hakerëve.

Numrin e telefonit

Asnjëherë mos e publikoni numrin tuaj të telefonit në rrjete sociale, sado që keni menduar se një ditë do të ju kontaktoj dikush i rëndësishëm apo se njerëzit do ta përdorin numrin vetëm nëse u nevojitet. Një gjë e tillë mund t’u sjell probleme.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO