Dy gazetarët jordanez përleshen në një debat të drejtëpërdrejtë mbi Sirinë

Mohammed al Jayousi akuzoi kundërshtarin e tij Shaker al Johari se po i mbështetë rebelët sirianë ndërsa ky i fundit tha se Jayousi paguhet nga regjimi i Asadit.

Fun

08/05/2014 14:32

Shpesh herë debatet politike mund të jenë të nxehta dhe të kalojnë në përleshje të vogla në televizion.

Dy gazetarët jordanez erdhën deri tek përleshja gjatë një diskutimi rreth Sirisë në një emision të drejtëpërdrejtë.

Al Jayousi tha se Johari po mbeshteste kryengritjen siriane tekse kundërpërgjigja ishte se Al Jayousi po paguhej që ta mbështeste regjimin e Asadit.

Prezantuesi Zuhair al Azza nuk ishte në gjendje t\’i kontrolloj palët teksa al Johari ngriti tavolinën dhe filloi ta godas al Jayousin.

Përfundimisht përleshja u ndal nga stafi i produksionit të cilët ndërhynë dhe i ndanë dy burrat.