Dy futbollistët më të shtrenjtë në histori do t’i bashkohen Real Madridit

Mbappe e Neymar të veshin fanellen Madrilene duke u larguar nga Paris Saint-Germain.

Sport

17/01/2018 11:20

Eksperti francez i futbollit, Juliens Laurens tha se e sheh mundësinë që dy yjet e PSG, Mbappe e Neymar të veshin fanellen Madrilene.

“Neymar, që kushton 222 milionë euro, do të mbërrijë verën e ardhshme, ndërsa ëndrra e Mbappé ka qenë gjithmonë Real Madridi”, ka thënë Laurens, përcjellë Albeu.com.

Neymari tek PSG deri me tani në këtë sezon ka shënuar 20 gola dhe ka dhuruar 14 asistime, ndërsa Mbappe ka shënuar e asistuar 14 herë.

Sipas mediave angleze, Madrilenet nëse deshirojnë të transferojnë në Bernabeu, dyshen Neymar e Mbappe, do të duhet të ‘derdhin’ në arkat e klubit parisien të paktën 400 milionë euro.