Dy futbollistë kryesorë largohen nga Kombëtarja shqiptare, përplasen me De Biasin (FOTO)

Problem i madh në Kombëtaren shqiptare.

Sport

25/03/2017 12:14

Kombëtarja e Shqipërisë ka humbur 2-0 në udhëtim te Italia.

Por gjithë tifozët shqiptarë mbetën të shtangur kur panë se në formacionin bazë mungonin sy lojtarët kryesor të kuqezonjve, Amir Abrashi dhe Taulant Xhaka.

Trajneri italian, Gianni De Biasi nuk i aktivizoi për asnjë minut dy yjet që po shkëlqejnë me klubet e tyre, Freiburg respektivisht Basel.

Italiani duke mbajtur inati me lojtarët ka humbur tri ndeshje ku nuk është aktivizuar motori i mesfushës Amir Abrashi, ndaj Spanjës, Izraelit dhe së fundmi Italisë, tranameton Telegrafi.

E mos aktivizimi ndaj Italisë ka bërë që lojtarët në fjalë të dalin kundër De Biasit.

Burime të Telegrafit pranë Kombëtares tregojnë se Abrashi dhe Xhaka janë larguar nga kuqezinjtë dhe nuk kanë udhëtuar me skuadrën drejt Tiranës.

Të dy lojtarët janë të revoltuar me De Biasin dhe kjo ka bërë që ata ta braktisin Shqipërinë.

Mbetet të shihet nëse Abrashi dhe Xhaka do të grumbullohen pas këtij veprimi.

Lojtarët janë ende në Itali dhe pritet të rikthehen në klubet e tyre sot.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6