Dy emrat që po kërkon Chelsea si zëvendësues të Moratas

Zëvendësuesi i Alvero Morata te Chelsea vjen nga qyteti i Milanos.

Sport

19/10/2018 08:36

Chelsea po vlerëson situatën për të sjellë një sulmues në afatin kalimtar të janarit.

‘The Sun’ raporton se ‘Blutë’ janë të interesuar për njërin mes Mauro Icardit të Interit dhe Patrick Cutrones së Milanit.

Maurizio Sarri nuk është aspak i kënaqur me performancat e sulmuesit spanjoll, dhe rritjen e konkurrencës në sulm e sheh të domosdoshme.

Icardi mbetet opsion më i preferuar për ‘Blutë’, por çmimi prej 90 milionë euro i vendosur nga Interi, mund të paraqes një pengesë jo të vogël./Lajmi.net/