Dy burra kosovar rrahën gratë e tyre dje

Dhunë në familje është përdorur në dy raste gjatë ditës së djeshme, raporton Policia e Kosovës.

Lajme

24/02/2018 13:54

Fillimisht, në Prishtinë, është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër, me të cilën ishin duke bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lëndime trupore ka marrë edhe grua në Prizren nga bashkëshorti.

“Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima femër K/Shqiptare pasi e njëjta është sulmuar fizikisht nga i dyshuari K/Shqiptar  ( bashkëshorti i saj). Viktimës i është ofruar tretmani mjekësor, i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, ka njoftuar Policia.  /Lajmi.net/