Dy atletet olimpike përplasen dhe rrëzohen, por më pas… (Video)
Dy atletet olimpike përplasen dhe rrëzohen, pastaj motivojnë njëra tjetrën që ta përfundojnë garën, transmeton lajmi.net
Fun
“Ngritu, ngritu! Ne duhet ta përfundojmë,” D’Agostino i tha konkurrentes së saj Hamblin, “Kështu është loja olimpike. Ne duhet ta përfundojmë këtë.”
Në këtë moment këto dy atlete treguan shpirtin e Olimpiadës 2016.
Me 2,000 metra të kaluara nga 5,000, konkurrentja nga Zelanda e Re, Hamblin, u zu në thua dhe ra, duke u përplasur me konkurrenten nga SHBA, D’Agostino.
D’Agostino ia zgjati dorën dhe e ndihmoi Hamblin të ngritet. Më pas u rrëzua edhe ajo, mirëpo Hamblin ia ktheu favorin, duke e ndihmuar të ngritet. Ato vrapuan bashkë dhe arritën finishin.
U dekoruan me çmimin Fair Play. /Lajmi.net/