Dy aktorët e njohur zbulojnë datën e publikimit të filmit të ri

Aktori i njohur turk Burak Ozçivit i cili është shumë i dashur edhe për publikun shqiptar, po vazhdon angazhimet në aktrim.

ShowBiz

17/10/2017 08:51

Kohë më parë, ai bashkë me aktorin Murat Boz kishin sjellë filmin “Kardesim Benim” që në shqip do të thotë “Vëllai im”, shkruan lajmi.net.

Tashmë ata kanë përfunduar xhirimet e pjesës së dytë të këtij filmi për të cilin Burak zbuloi datën e publikimit.

Data 24 nëntor shënon publikimin e këtij filmi në kinematë turke, ndërsa aktorët kanë paralajmëruar diçka interesante për publikun.

Kujtojmë që Burak së fundi ka luajtur në serialin ‘Dashuri e Zezë’, në të cilin ishte protagonist kryesor dhe aty njihej si ‘Kemali’. /Lajmi.net/