DW: Nuk ka dyshim se Shkupi shpreson për pranim në NATO në Samitin në korrik – Lajmi.net
DW: Nuk ka dyshim se Shkupi shpreson për pranim në NATO në Samitin në korrik
Autori: Lajmi.net LajmeRajoni 16:58, 7 December 2017
Samiti i ardhshëm i NATO mbahet në korrik, por lista e mysafirëve që tani është lëndë e vëmendjes për shkak se në ngjarje të tilla të nivelit më të lartë dërgohen ftesa për anëtarësim në Aleancë. Nuk ka dyshim se në Shkup shpresojnë për ftesa, publikoi Deutsche Welle.

Media njofton se ende nuk është e sigurt se nëse Greqia do të pranojë hyrje të fqinjit veriore në NATO nën emrin Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, por pas ndryshimit të pushtetit në Shkup, marrëdhëniet janë të relaksuara.

Daniell Server, ekspert amerikan për Ballkanin nga Universiteti Xhon Hopkins në Uashington, deklaroi për DW se BE-ja dhe SHBA-ja duhet të bëjnë më shumë që të zgjidhet kontesti me emrin në bazë të së ashtuquajturës Marrëveshje e përkohshme nga viti 1995. Sipas kësaj marrëveshje, Maqedonisë duhet t’i lejohet hyrje në Aleancë nën emrin provizor FYROM. Këtë më vonë e konfirmoi edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. “Evropianët dhe amerikanët do të duhej që Greqisë t’i thonë që këtë ta pranojë”, thotë Server për DW. Megjithatë, Xhems Meki shef i Zyrës për partneritet euro-atlantik dhe global në NATO konsideron se “kjo do të ishte tepër e thjeshtë që të prezantohen mosmarrëveshjet rreth emrit si pengesë e vetme për hyrje në NATO”. “Kemi parë edhe ngecje në çështjet e demokracisë dhe qeverisjes së të drejtës në pikëpamje të veprimit të shërbimeve të sigurisë dhe zbulimit”, deklaroi ai për DW. Ai përkujtoj se kryeministri i ri i Maqedonisë Zoran Zaev është zotuar për reforma në këtë pikëpamje. “Ne këtë me kujdes do ta ndjekim”, deklaroi Meki.

Fjalët kyçe: Maqedoni, NATO

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Rock Wheels
  • Play 8 Ball Pool
  • Play Turbo Racing 3
  • Play Bow Master