Dushi zgjidhet kryetar i degës së AKR-së në Gjakovë, pritet të kandidohet për kryetar komune

Kryesia e Degës së AKR-së në Gjakovë, me mbështetje të qendrës së partisë ka zgjedhur Edmond Dushin për kryetar të ri të Degës.  Dushi pritet të jetë kandidat i AKR-së për kryetar të Gjakovës.

Lajme

13/08/2017 19:18

Kryetari i Kuvendit të AKR-së, Fatmir Matoshi tha se reformimi i AKR-së është në proces dhe po vazhdon në të gjitha degët në të cilat janë pritur rezultatet edhe më të mira në zgjedhjet e kaluara.

“Dega e AKR në Gjakovë, ka nevojë për energji të reja dhe udhëheqje dinamike, andaj strukturat e kësaj dege njëzëri kanë mbështetur kandidaturën e z. Edmond Dushi në mënyrë që kjo komunë të vazhdojë të qeveriset në mandatin tjetër nga AKR-ja. Edmond Dushi angazhohet për herë të parë në poltikë ndërsa deri më tash ai ka punuar për organizata kredibile ndërkombëtare dhe së fundi ka qenë pjesë e OSBE-së.Në ditët në vazhdim pritet që kandidatura e z. Dushi për Kryetar të Gjakovës të marrë aprovimin e Presidentit Pacolli dhe strukturave qendrore të partisë”, tha Matoshi. /Lajmi.net/

20839391_10155210768033292_1187276555_n 20839150_10155210768038292_751831058_n