Dushi: VV paraprin me dhunë, Qeveria ishte e gatshme për dialog

Zëvendësministri i Ministrisë së Drejtësisë, Florian Dushi, konsideron se Lëvizja Vetëvendosje po paraprinë me veprime të dhunshme në Kuvendin e Kosovës.

Lajme

11/08/2016 18:57

Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai u deklarua se Qeveria ishte gjithmonë e gatshme për dialog, por gjithnjë ka hasur në kundërshtimin e Opozitës.

“Qeveria ka qenë e gatshme për dialog, por Opozita ka refuzuar. Lëvizja Vetëvendosje paraprin me veprime të dhunshme në Kuvendin e Kosovës. Ka ligje që e mbrojnë Kuvendin. Që një vit s’ka mundur t’i përmbushë funksionet e veta kushtetuese”.

Ai i ka cilësuar negativisht pamjet që ka marrë Kuvendi i Kosovës pas përdorimit të gazit lotsjellës nga opozitarët.

“Kanë pasur skena të llahtarshme në Kuvendin e Kosovës të cilat në asnjë formë nuk do të duhej të ndodhnin”.