Durrës, zjarr në një magazinë, përhapet edhe në një shtëpi

Një magazinë mobiliesh të vjetra është përfshirë nga flakët në një lagje periferike të qytetit bregdetar të Durrësit.

Lajme

09/06/2016 14:46

Ngjarja ndodhi mesditën e sotme në zonën e Spitallës. Zjarri është përhapur dhe në një shtëpi të ulët ngjitur me magazinën në flakë dhe si rezultat janë regjistruar dëme materiale, po jo në njerëz.

Në vendngjarje me të marrë njoftim kanë shkuar mjete dhe efektiva të shërbimit zjarrfikës  të qytetit të cilët kanë punuar për shuarjen e flakëve dhe ndalimin e përhapjes së tyre në objektet rreth e rrotull.

Në ndihmë u kanë shkuar edhe zjarrfikës të portit detar duke bërë të mundur vënien nën kontroll të zjarrit.