Durrës, ndalohet në port kamioni me 700 kg kanabis

Burime nga policia kanë bërë të ditur se në kamion me targa AA 283 MZ është gjetur e fshehur një sasi prej rreth 700 kilogramë kanabis sativa.

Lajme

08/07/2016 21:34

Një kamion me një sasi të konsiderueshme lënde narkotike është ndaluar këtë të premte në portin e Durrësit.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se në kamion me targa AA 283 MZ është gjetur e fshehur një sasi prej rreth 700 kilogramë kanabis sativa.

Mësohet se kamioni po imbarkohej në tragetin e linjës Durrës-Ankona, ndërsa droga është gjetur gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, e cila më pas ka vënë në pranga edhe drejtuesin e automjetit.