Durrës, i moshuari vetëvaret me litar në ballkon

Një 80-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është vetëvrarë ditën e djeshme.

Lajme

29/02/2016 10:36

Ngjarja ka ndodhur në Durrës në lagjen Nr.5 dhe viktima është me iniciale TH.B.

Sipas policisë, i moshuari u vetëvar me litar në ballkonin e banesës së tij, duke ndërruar jetë menjëherë.

Shkaqet e ngjarjes së rëndë nuk dihen, ndërkohë që uniformat blu kanë nisur hetimet për këtë ngjarje.