Durrës, gjendet një trup i pajetë në bregdet

Një person i pajetë është gjetur nga Patrulla e Kufirit në bregdetin e Durrësit, në zonën e njohur si Bishtë-Pallë.

Lajme

27/03/2017 16:33

Raportohet se kufoma është e seksit mashkull, rreth 40-45 vjeç,i cili nuk ka me vete asnjë dokument identifikimi.

Burime nga policia e Durrësit bëjnë me dije se kufoma është 1.75 cm i gjatë dhe ka të veshur një palë pantallona ngjyrë të zezë, xhup ngjyrë blu të errët , atlete ngjyrë kafe dhe jelek shpëtimi.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e kufomës dhe zbulimin e plotë të ngjarjes, por raporton se nga kqyrja e kufomës nuk janë evidentuar shenja dhune. /TopChannel/