Durrës, fëmija në gjendje të rëndë, u rrëzua nga kati i tretë

Një fëmijë 4-vjeçar në Durrës ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, pasi ka rënë nga kati i tretë ku banonte.

Lajme

27/11/2017 15:20

Sipas informacioneve të policisë, ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e diel në lagjen nr.13 (Plazh) rreth orës 13:30.

Fëmija me iniciale E. M., 4 vjeçe, ka rënë aksidentalisht nga dritarja e banesës së katit të tretë, njofton durreslajm. Ajo është transportuar menjëherë në spital, nga ku raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim.