Durrës, bie zjarr në banesë, vdesin tre fëmijë

Një ngjarje tragjike ajo e ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në në Durrës, ku tre fëmijë janë djegur në një banesë.

Lajme

20/09/2017 18:59

Sipas informacioneve paraprake të Policisë, rreth orës 17:30, ka rënë zjarr në banesën private të shtetasit G.K., në Romanat.

Fatkeqësisht brenda në banesës së familjes Koçi, kanë qenë vetëm 3 fëmijë të mitur, trinjakë të moshës 3 vjeç, të cilët kanë ndërruar jetë, si pasjojë e flakëve që kanë shkrumbuar banesën.

Në momentin kur banesa është përfshirë nga flakët, prindërit nuk ndodheshin aty. Ka qenë e ëma e fëmijëve, e cila kur është kthyer, e ka parë shtëpinë të djegur.

Ndërkaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen  e rrethanave të ngjarjes.