Durrës, 25 vjeçari therrë me thikë pridërit

Një 25-vjeçar në Durrës ka plagosur me thikë dy prindërit e tij në orët e mesditës. Informacionet paraprake bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në një lagje në hyrje të qytetit në familjen Neziri.

Lajme

20/06/2018 15:44

Hajri Neziri mësohet se pas një debati me prindërit ka qëlluar ndaj tyre me thikë. Çifti i bashkëshortëve po transportohen me urgjencë ndërkohë që janë në gjendje kritike për jetën.

Vetëm pak javë më parë në tjetër i ri qëlloi mbi prindërit me armë zjarri në Peshkopi. Qemal Sela, 26 vjeç sapo ishte kthyer nga Anglia.

“Më datë 20.06.2018, rreth orës 14 : 45, në lagjen Nr.17/1 shtetasi H.N. 25 vjeç ka goditur me thikë prindërit e tij, shtetasit D.N. 75 vjeç dhe A.N. 64 vjeçe, të cilët ndodhen në Reanimacion në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë./Lajmi.net/