Durmishi, Shpend Ahmetit: Me këto metoda, dështimin e ke të garantuar

Hysen Durmishi i ka thënë bashkëpartiakut të tij, Shpend Ahmetit, se e ka dështimin e garantuar nëse vazhdon, sipas tij, me metodat e bllokimit të llogarive bankare  dhe formave të tjera, sa i përket Ndërmarrjes Publike Banesore.

Lajme

23/06/2018 12:09

“Ndërmarrja publike banesore është ndërmarrja më e suksesshme në komunën e Prishtinës. Ishte e vetmja ndërmarrje që e kishim shpëtuar nga kapja e PLDK-së. Tash Shpendi dëshiron që pikërisht këtë ndërmarrje ta pengoj në rritjen e sukseseve të saj. Sukseset e NPB-së dikur i pengonin Sami Hamitit e Lirak Qelës e sot po i pengojnë Shpendit”, ka shkruar Durmishi në Facebook duke iu referuar kryetarit të Prishtinës i cili tani është kryetar edhe i Partisë Socialdemokrate.

“Bllokimi i llogarisë bankare dhe forma tjera të pengesave si dikur SHIKU,sot i përdor Shpendi. Me këto metoda Shpend Ahmeti dije se dështimin e ke të garantuar. Ne bashkë me qytetarët nuk do të lejojmë që komunën ta trajtosh si pronë tënde prívate”.

“Ishe i suksesshëm Shpend aty ku e kishe LVV-në. Sot ke mbetë pa LVV-në e pa qytetarët, sepse kështu ke zgjedhur vet. Dështimet i bajsh me shëndet!”.