Durmishi: Rrej Dardan rrej

Hysen Durmishi i Vetëvendosje ka reaguar ndaj deklaratave të Dardan Molliqajt rreth gjendjes në Lëvizjen Vetëvendosje. Durmishi në Facebook i ka thënë Molliqaj se jeni duke rrejt

Lajme

14/12/2017 22:07

 

“Rrej Dardan rrej sa të mundesh e mos u ndal. E ke gjetë edhe vendin ku me rrejt, pikërisht aty ku e nise te Batoni. More Dardan po 35 faqe të shkruara i ke pas nga Albini dhe ti ishe ai që kurr nuk e ke lejuar të diskutohet në asnjë forum të Lëvizjes. Tash po viktimizohesh skajshmërisht. E gërditshme”, ka shkruar ai në Facebook

Ish-sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka folur për herë të parë për përçarjen e partisë së tij, e cila u ekspozua kur në media u zbulua fyerja që anëtarja e Kryesisë, Aida Dërguti, bëri në adresë të  ish-udhëheqësit të VV-së, Albin Kurti.