Durant shkëlqen në mungesë të LeBron James, Warriors mposhtin Lakers

Golden State Warriors kanë pasur një paraqitje ashtu siç i ka hije kampionëve, në ndeshjen e zhvilluar mbrëmë kundër LA Lakers.

Sport

03/02/2019 08:27

Warriors kanë shënuar fitore me rezultatin 115: 101, në një ndeshje ku ishin dominues thuajse gjatë gjithë kohës.

Ndër më të dalluarit tek skuadra kampione ishte ylli Kevin Durant, i cili realizoi 21 pikë shtoi 11 asistime në fitoren e GSW, shkruan lajmi.net.

Në anën tjetër, ishte Brandon Ingram që realizoi numrin më të madh të pikëve për Los Angeles Lakers, duke kontribuuar me 20 pikë, që nuk dolën të ishin të mjaftueshme për skuadrën e tij.

Kujtojmë se në këtë ndeshje skuadrës së Lakers i mungoi ylli kryesor, LeBron James. Më poshtë lajmi.net ua përcjell momentet më të mira të këtij takimi. /Lajmi.net/