Durant, MVP i sezonit në NBA

Ylli i Oklahoma City Thunder, Kevin Durant u shpall MVP, basketbollisti më i mirë i sezonit 2013-14 në NBA. Ai mposhti anëtarin e Miami Heat, LeBron James, që doli i dyti.

Sport

06/05/2014 19:59

Kevin Durant ka plot tituj të realizatorit më të mirë. Por, tani atyre mund t’ua shtojë edhe trofeun e MVP-së së sezonit në NBA.

Ylli i Oklahoma City Thunder u shpall basketbollisti më i mirë i sezonit të rregullt, me 119 vota. Ai mposhti anëtarin e Miami Heat, LeBron James – MVP i dy edicioneve të kaluara dhe katër nga pesë të fundit – i cili përfundoi larg pas tij në pozitën e dytë.

Blake Griffin ishte i treti kurse, Joakim Noah dhe James Harden e kompletuan top pesëshen. “Respekt për të, ai e ka merituar. Ai ka qenë pa dyshim MVP i sezonit”, deklaroi James.

Me votat e tyre, Durant dhe James vendosën një rekord të NBA-së, duke përfunduar 1-2 në votime për herën e katërt të njëpasnjëshme, duke mposhtur dyshen Michael Jordan dhe Magic Johnson, që ishin 1-2 në tri hera.

Basketbollisti i Philadelphia 76-ers, Michael Carter Williams i u shpall lojtari më i mirë debutues.