Dunga: Neymar duhet ta fitojë Kupën e Botës

Trajneri i Brazilit, Dunga ka thënë se Neymar duhet që ta fitojë patjetër Kupën e Botës, pasi do të gjykohet në arritjet që ka bërë në këtë garë.

Sport

28/03/2015 20:51

Dunga ka thënë se numri i vetëm që do të ketë vlerë të madhe në karrierën e madhe do të jenë triumfet e bëra me Brazilin në Kupën e Botës.

“Ne shpresojmë që Neymar të bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e Brazilit dhe do ta ndihmojmë për një gjë të tillë”, tha Dunga në konferencë për shtyp.

“Sidoqoftë, numrat e golave nuk do të jenë një problem – Gjithçka shikohet në numrin e Kupave të Botës të fituara”, përfundoi trajneri i Brazilit.