Duma ruse nuk lejon hyrjen e REL-it dhe Zërit të Amerikës

Duma shtetërore ruse ka votuar për të mos lejuar hyrjen në këtë institucion të kompanive mediale amerikane, të cilat nga qeveria në Moskë janë klafisikuar si “agjentë të jashtëm”.

Bota

06/12/2017 12:05

Për këtë masë votuan 413 ligjvënës në këtë Dhomë të Ulët të Parlamentit të Rusisë, ndërsa kundër ishte vetëm një votë.

Kjo do të thotë se reporterët e Radios Evropa e Lirë/Radio Liria (RFE/RL) dhe Zërit të Amerikës (VOA), që dje ishin klasifikuar si agjentë të jashtëm nga Ministria e drejtësisë e Rusisë, nuk do të mund të hyjnë në këtë institucion.