Duket se edhe meshkujt kanë ‘periodat’ e tyre

Pothuajse gjysma e meshkujve besojnë se ata përjetojnë ‘periodat mujore të meshkujve’, thuhet sipas një ankete.

Lifestyle

19/11/2015 19:12

Ata raportojnë se vuajnë nga simptoma të ngjashme me sindromin premenstrual – dhimbje barku, lodhje, nervozizëm dhe mërzitje.

Pothuajse dy të tretat e grave partnerët e të cilave supozohet se vuajnë nga periodat e meshkujve thonë se besojnë se ato ekzistojnë, transmeton lajmi.net.

Një e pesta e grave të anketuara pranuan se partneri i tyre përjeton “periodën” e tij më keq se vetë ato.

Anketa, e kryer nga ‘vouchercloud.co.uk’, anketoi rreth 2,412 njerëz (gjysma e të cilëve ishin meshkuj), të cilët kishin qenë në një marrëdhënie për një minimum prej 12 muajve.

Sondazhi gjeti se 26% e meshkujve vuanin nga simptomat që lidhen me menstruacionet. (lajmi.net)