Femra në ‘tripa të maces’ (Foto/Video)

Nano nga Oslo, Norvegji, duket sikurse njeri, ec sikurse njeri dhe tingëllon sikurse njeri, por nuk është njeri, thotë ajo.

Fun

28/01/2016 12:49

Ajo është mace.

20 vjeçarja këtë e ka shpalosur në një intervistë të publikuar në NRK P3 Verdens Rikeste Land dhe intervista deri tani ka marrë mbi 120,000 shikime.Woman has finally come out as a cat Nano, 20, from Oslo, Norway, makes the revelation in an interview published on the NRK P3 Verdens Rikeste Land YouTube channel, and it's been viewed 122,000 times Credit: NRK P3 Verdens Rikeste Land/Youtube

Nano thotë se njëjtë sikur macet tuaja tradicionale, ajo e urren ujin dhe mund të komunikojë vetëm duke mjaullitur, transmeton lajmi.net.

Nano, mungesën e veshëve e kompenson duke i vënë disa të rrejshëm.

Veç kësaj, ajo shpeshherë e vë edhe një bisht artificial dhe ec në duart e saj.

Ajo thotë se kur ishte bërë adoleshente e kishte kuptuar se nuk ishte njeri.

“Unë e kam kuptuar se jam mace kur i kam mbushur 16 vjeç dhe doktorët e psikologët e kishin zbuluar se është ‘diçka’ brenda meje. Siç duket unë e kam një defekt gjenetik”, thotë ajo në video, transmeton lajmi.net.

Nano ka shqisë super-sensitive të ‘dëgjimit të maces’ e cila e lejon atë të dëgjojë gjëra që njerëzit nuk munden, si p.sh. zhurmën e çelësave në xhep.

Nëse ajo haset me ndonjë qen në rrugë, ajo automatikisht reagon duke fishkëlluar, raporton lajmi.net.

Si çdo kafshë me 4 këmbë edhe ajo dëshiron të flejë në hapësira të vogla, si p.sh. në lavaman.

Nano e ka edhe një shok, Svien, i cili gjithashtu e ka ‘personalitetin e maces’.

Ata tregojnë se shpeshherë komunikojnë mjaullirë. /lajmi.net