Duket e rrënuar, por shikojeni nga brenda këtë super-shtëpi (Foto)

Kurrë mos e gjykoni librin nga kopertina, thotë një shprehje dhe në fakt është një thënie që duhet vlerësuar. Këtë e vërteton një shtëpi 200 vjeçare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila nga jashtë duket se ka nevojë urgjente për rinovim, por nga brenda është thjesht mahnitëse.

Fun

14/06/2017 18:46

Ka një hapësirë unike dhe dizajn fantastik, dhomë ngrënie dhe një sallon ndenjeje në katin e parë. Ajo është e thjeshtë, por elegante, sidomos në pjesën e dyshemesë dhe mureve.

Dritaret sigurojnë një ndriçim maksimal, ndërsa një shkallë spirale të çon në katin dytë.

Perdet gjigante i japin një pamje madhështore ambienteve dhe arredimi i dhomave të gjumit është më se komod.

Gjithashtu ka edhe një kopësht të bukur nga mbrapa. Nëse keni ndonjë mendim rreth çmimit të saj, më lejoni t’u them se kushton gjysmë milion dollarë, jo pak apo jo?! /Lajmi.net/