Dukesha Meghan Markle ndërron fustanin, kështu duket në ndejën e dasmës

Në Mbretërinë e Bashkuar sot është mbajtur dasma e vitit.

ShowBiz

19/05/2018 21:35

Princi Harry ka kurorëzuar dashurinë me martesë me aktoren, Meghan Markle, shkruan lajmi.net.

Ceremonia është ndjekur nga afër prej një numri të madh të qytetarëve, të cilit ishin mbledhur që në orët e para të ditës së sotme përreth kështjellës Windsor.

Po ashtu, mediet botërore kanë përcjell në çdo hap momenetet më të rëndësishme të dasmës mbretërore, në të cilën ishin të ftuar mbi 600 persona.

Fustani i bardhë i Meghan ishte punuar nga Givenchy, ndërsa së fundi, Dukesha Markle ka ndërruar fustanin, duke u shfaqur edhe këtë herë me të bardhë, por më të thjeshtë sesa ai që e ka përdorur gjatë ceremonisë.

Çifti janë fotografuar nga paparacët duke u nisur për në ndejën private, ku sipas raportimeve të medieve të huaja janë të ftuar 200 mysafirë. /Lajmi.net/