Dukesha e Sussex-it sërish ‘thyen’ rregullat e familjes mbretërore

Dukesha e Sussex-it, Meghan Markle është në pritje të ëmbël, të fëmijës së parë.

ShowBiz

07/12/2018 14:09

Ajo dhe princi Harry, u martuan në maj të këtij viti dasma e të cilëve bëri bujë të madhe në media, shkruan lajmi.net.

Bashkëshorti i saj dhe e gjithë familja mbretërore me padurim janë duke pritur ardhjen në jetë të fëmijës, pavarësisht gjërave të tjera.

Sipas mediave të huaja, Meghan dëshiron të lindë në shtëpi edhe pse mjekët kanë treguar për rreziqet që ka një procedurë e tillë.

Meghan ka thyer disa nga rregullat të cilat nuk i ngjasojnë familjes mbretërore siç është kjo e Princit, Harry. /Lajmi.net/