Dukej natyrale, por ja sa kushtoi grimi i Meghan Markle

Të shtunën bëri bujë të madhe martesa e Princit Harry me aktoren amerikane, Meghan Markle në një ceremoni në Kështjellën Windsor.

ShowBiz

21/05/2018 11:32

Kjo ngase aktorja e njohur, në ditën më të rëndësishme të saj ishte shfaqur mjaft natyrale gjë që u bë temë diskutimi anembanë, shkruan lajmi.net

Madje, ajo zgjoi ‘konflikt’ edhe ndërmjet shqiptareve duke bërë të komentohet se a duhet të duket kështu në martesë?

Edhe pse shihej se nuk ka shpenzuar shumë para në dukjen, Meghan kishte shpenzuar mbi 18 mijë dollarë vetëm në grimin dhe flokët e saj.

Sipas revistës “Vogue”, për veshjet e shoqëruesve të nuses e dhëndrit janë shpenzuar afër 30 mijë dollarë, ndërsa muaji i mjaltit çiftit do t’i kushtojë 221,172 mijë dollarë. /Lajmi.net/