Duke raportuar për fëmijët refugjatë, moderatorja nuk mund t’i ndal lotët (Video)

Rachel Maddow, spikere e “MSNBC”, ka shpërthyer në lot ndërkohë që raportonte lajmin e trishtë se administrata e Presidentit Donald Trump po strehon foshnje dhe fëmijë emigrantë të ndarë me forcë nga prindërit, në kafaze me dysheme prej betoni në Teksas.

Fun

20/06/2018 18:33

Gazetarja po lexonte raportin nga “Associated Press” mbrëmjen e së martës kur emocionet e mundën përpara kamerave.

Imazhet e botuara këtë javë të fëmijëve dhe të rinjve në objektet e strehimit të SHBA-ve kanë nxitur zemërim kudo në botë.