Duke punuar kopshtin, gjejnë kasafortën me mijëra dollarë e stoli ari

Një çift në Staten Island të New Yorkut është befasuar shumë kur gjatë punimeve në kopshtin në oborr kanë hasur në një valixhe misterioze të mbushur para e stoli të vjetra

Bota

16/05/2018 12:07

Brenda sefit kishte 52 mijë dollarë dhe stoli me diamante si dhe shumë unaza të arta. Megjithatë, ata e kuptuan që valixhja kishte të bënte me një vjedhje.

Përveç arit dhe parave, në këtë valixhe kishte edhe një letër, në të cilën ishte adresa e një shtëpie e cila gjendej në lagjen në të cilën banojnë çifti që gjetën paratë.

Pasi shkoi në shtëpinë në të cilën ishte adresa në sef, burri gjeti që fqinjët e tyre ishin plaçkitur në vitin 2011. Kështu, ata kthyen çdo gjë të gjetur te pronarët e plaçkitu